Botë

Qytetarët e Michiganit nuk e durojnë karantinën, marrin armët dhe dalin në protestë

 

Protestues në shtetin amerikan të Michigan kërkuan sot fundin e bllokimit ekonomik dhe të rregullave të ashpra të karantinës të vendosura nga guvernatorja demokrate Gretchen Whitmer.

Me parulla pro presidentit Trump, disa prej tyre kishin marrë me vete armët, dhe, siç transmeton Koha Jonë raportimet, thërrisnin se masat po shkelin të drejtat e tyre për të cilat duhet të vendosin vetë.