Botë

Partia në pushtet fiton zgjedhjet në Korenë Jugore

Partia në pushtet fiton zgjedhjet në Korenë Jugore

Partia e presidentit jugkorean, Moon Jae-in ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare, pasi votuesit kanë përkrahur përgjigjen e qeverisë kundër pandemisë me koronavirus.

Koreja Jugore ka qenë në mesin e shteteve të para që ka mbajtur zgjedhjet prej kur ka shpërthyer sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.