Botë

Spanja shënon 619 të vdekur në 24-orëshin e fundit pas tri ditësh me rënie

Descriptive Text

Në Spanjë kanë vdekur 619 persona në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19, ka njoftuar Qeveria e këtij vendi të dielën.

Kjo shifër shënon rritje të të vdekurve brenda një 24-orëshi pas tri ditëve me rënie.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Spanjë është rritur në 16.972 dhe është vendi i tretë më i goditur pas SHBA-së dhe Italisë. Numri i të infektuarve në këtë vend është 166.019.