Botë

Shkon në 32 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar edhe 2 viktima nga Covid-19, njëri në Shkup dhe tjetri në Strugë. Me këto numri i viktimave në këtë shtet shkon në 32.

Ndërkohë janë regjistruar 49 raste të reja me Covid-19.

Me rastet e fundit numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut shkon në 712.