Koronavirusi u ka fryrë flakëve të zjarrit të teorive të konspiracionit, propagandës dezinformuese dhe gërryerjes së besimit publik dhe nënvlerësimit të zyrtarëve të shëndetësisë në mënyrë larg më të organizuar se para kohës së shpërthimit të pandemisë.
Pretendimet se virusi është armë e huaj biologjike, një sajesë e qëllimshme për të ndryshuar gjendjen e popullsisë në botë janë gjëra të njohura, të përhapura nga njerëz shpirtzinj. Dhe secili pretendim duket se vetëm sa e përkeqëson edhe më shumë gjendjen në kohë tragjedie botërore, pavarësisht se në çfarë situate është njerëzimi, raporton NYT.
Parakushtet “ideale” për të besuar
Thashethemet rreth ilaçeve sekrete – që shkojnë deri aty sa thonë se mjafton të fikni pajisjet tuaja elektronike ose të hani banane – premtojnë shpresë për mbrojtje nga një kërcënim, të cilin nuk do të mund ta shmangnin edhe liderët botërorë.
Kjo është një bindje e abuzuar pa u bazuar në njohuri, duke luajtur me ndjenjat e njerëzve në kohë paqartësie të madhe shkaku i krizës që ka përmbysur përnjëherë botën. Dhe ndarja e kësaj “njohurie” mund të ofrojë diçka që vështirë se mund ta sjellin mbylljet e disajavshme dhe vdekja: Njëfarë ndjenje agjencie, ndjenjë ndërmjetësimi, transmeton KOHA.
“Janë të gjitha parakushtet që njerëzit të besojnë në teori konspiracioni”, ka deklaruar Karen M. Douglas, psikologe sociale, e cila studion besimin në konspiracione në Universitetin e Kentit në Britani të Madhe.
Thashethemet dhe pretendimet e pabesueshme janë përhapur prej të gjitha sojeve të njerëzve, të cilët thjesht kanë humbur betejën për të besuar në deklarimet e arsyeshme dhe shkencore, thonë psikologët, për shkak të hutimit dhe ndjenjës se s’ka kush që mund t’iu ndihmojë.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në “Koha Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.