Malta ka njoftuar për vdekjen e parë nga COVID-19 të mërkurën, një 92-vjeçare me probleme tjera të rënda shëndetësore.
Ishulli i vogël mesdhetar raportoi rastin e parë me sëmundjen një muaj më parë, dhe deri më tani 299 persona kanë dalë pozitivë, me katër pacientë që janë nën kujdes intensiv, raporton Reuters.
“E konfirmoj vdekjen e gruas me dhimbje të madhe”, tha ministri i Shëndetësisë, Chris Fearne, në një konferencë për media, transmeton KOHA.
Malta ka konfirmuar gjashtë raste të rreja me COVID-19 të mërkurën pas një rritjeje të madhe prej 52 personash që u raportuan të martën.