Botë

Në Turqi vdiqën 87 persona nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Foto: Reuters / ilustrim

Rastet e konfirmuara në Turqi me koronavirus janë rritur për 4,117 në 24 orët e fundit, ndërsa gjatë po të njëjtës periudhë kanë vdekur 87 persona, duke e çuar kështu bilancin e vdekjeve në 812, ka thënë të mërkurën ministria e Shëndetësisë.

Numri total i personave të rikuperuar ka mbetur në 1,846, ndërsa numri i testeve të kryera në 24 orët e fundit ishte 24,900, tha kjo ministri, raporton Reuters.

Rastet totale të konfirmuara me koronavirusin e ri në Turqi kanë shkuar në 38,226, transmeton KOHA.