Botë

BE-ja ndan 800 milionë euro ndihma për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

BE-ja ndan 800 milionë euro ndihma për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha sot se Komisioni Evropian po ndan 3.8 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor dhe për fqinjët e saj lindorë dhe jugorë për t’u ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Ky fond është pjesë e strategjisë së BE-së për reagim ndaj pandemisë globale, që u paralajmërua dje nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen. Ajo tha të martën se është qenësore që BE-ja të përgatitet t’u ndihmojë vendeve të treta në këtë betejë, veçanërisht kontinentit afrikan, raporton “Novinite”.