Botë

Jürgen Habermas mbi krizën e koronavirusit: “Kurrë nuk ka pasur më shumë dituri për paditurinë tonë”

Jürgen Habermas mbi krizën e koronavirusit: “Kurrë nuk ka pasur më shumë dituri për paditurinë tonë”

Filozofi më i madh gjerman Jürgen Habermas flet për koronën, botën e shqetësuar dhe domosdoshmërinë që shteti të shpëtojë çdo jetë.

Jürgen Habermas, i lindur më 18 qershor 1929 në Düsseldorf, i rritur në Gummersbach, ka ligjëruar në Universitetin e Frankfurtit dhe jeton në Starnberg të Bavarisë. Në veprat e tij ai e ka zhvilluar më tutje Teorinë Kritike të Karl Marxit, duke e rrumbullakuar me një arsyetim të shtetit demokratik ligjor. Në një intervistë me gazetën "Frankfurter Rundschau" Jürgen Habermas ka folur edhe mbi krizën e koronës. Në vijim disa nga mendimet e 90-vjeçarit Jürgen Habermas.