Botë

Dora e fortë e Vuçiqit në kohën e pandemisë për fuqi politike pas saj

Dora e fortë e Vuçiqit në kohën e pandemisë për fuqi politike pas saj

A kanë forcuar dënimet tepër të rënda që ka caktuar qeveria serbe për parandalimin e pandemisë edhe pozitën e Vuçiqit? Dikush lufton për ekzistencën e jetën, të tjerët mendojnë për pushtet.

Agjencia shtetërore e lajmeve Tanjug ka publikuar këto ditë në YouTube rreth 15 fjalime të Vuçiqit, që i drejtohet popullit serb me thirrje e apele. Ndërkohë që ajo publikon edhe vizita të Vuçiqit në vende të ndryshme, me të cilat do të dëshmojë përkushtimin e tij në luftën kundër pandemisë.