Botë

Në Spanjë, 13.798 të vdekur nga koronavirusi, 743 në 24 orët e fundit

Në Spanjë, 13.798 të vdekur nga koronavirusi, 743 në 24 orët e fundit

Bilanci ditor i pandemisë nga koronavirusi i ri është regjistruar në rritje sot në Spanjë, pas katër ditëve në rënie, me 743 të vdekur duke e çuar numrin total në 13.798 te vdekur, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i rasteve të shpallura në 24 orë, siç transmeton atsh raportimet, është rritur gjithashtu me 4,1% nga 3,3% një ditë më parë, duke arritur në 140.510 të infektuar në vendin më të goditur nga COVID-19 pas Italisë.