Botë

Gjendet trupi i pajetë i mbesës së Kenedyt

Gjendet trupi i pajetë i mbesës së Kenedyt
Foto nga Facebooku: Maeve Kennedy dhe djali i saj, Gideon

Trupi i pajetë i mbesës së Robert Kenedyt, Maeve Kennedy Townsend McKean, është gjetur në ujë në Maryland të hënën, katër kilometra larg shtëpisë, raportoi CNN të martën.

Ajo dhe i biri i saj 8-vjeçar Gideon, u zhdukën të enjten pasdite në gjirin Chesapeake, ndërkohë më pas u gjet vetëm kanuja e tyre, transmeton KOHA.