Botë

Koronavirusi po e vret globalizmin

Koronavirusi po e vret globalizmin

Deri para pak kohësh, shumica e politikanëve dhe investitorëve kishin heshtur përkitazi me ndikimin e mundshëm ekonomik të krizës së koronavirusit. Deri kah fundi i shkurtit, shumica supozonin paqëndrueshëm se do të kishte një ndikim afatshkurtër, kryesisht në ekonominë kineze. Dhe tani që e kanë kuptuar se pandemia po gjeneron tronditje globale, që mund të jetë kritike, por që megjithatë ende shpresojnë se do të jetë kalimtare, shkruan Foreign Policy, transmeton KOHA.

Por çfarë nëse problemet ekonomike do të kenë ndikim më jetëgjatë? A mundet pandemia e koronavirusit të jetë vendimtare dhe në fakt të jetë gozhda e fundit në arkëmortin e epokës aktuale të globalizmit?