Shkup, 5 prill – Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut konfirmoi sot dy viktima të reja nga Covid 19, njëri nga Kumanova dhe tjetri nga Llabunishta, duke e çuar në 19 numrin e viktimave.
Për momentin në spital janë shtruar 74 pacientë, 15 ndodhen në gjendje të rëndë klinike, 11 janë me frymëmarrje të drejtuar dhe gjendja e pacientëve të tjerë është e qëndrueshme. Sot janë shëruar tre pacientë.
Sipas ministrisë janë regjistruar 72 raste të reja me koronavirus brenda 24 orësh, duke e çuar në 555 numrin e përgjithshëm të pacientëve me COVID-19. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Kumanova (21), Shkupi (14), Tetova (12) dhe Prilepi (9).
Artikuj të ngjashëm
-
22 të vdekur nga COVID-19 brenda 24-orëve në Maqedoninë e Veriut
-
19 të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë e Veriut
-
219 raste me COVID-19 sot në Maqedoninë e Veriut
-
19 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit
-
18 të vdekur dhe 296 raste të reja me COVID-19 sot në Maqedoninë e Veriut