Botë

Gjermania i reagon SHBA-së, pas konfiskimit të 200 mijë maskave në Bangkok

Foto: Reuters

Shteti gjerman ka njoftuar se 200 mijë maska të porositura për policinë e qytetit të Berlinit nga një prodhues amerikan janë konfiskuar në Bangkok.

Gjermania ka deklaruar se konfiskimi është bërë pas ndalesës së qeverisë amerikane për eksportimin e maskave, transmeton KOHA.

Zyrtarë gjermanë kanë thënë se konfiskimi i maskave është akt piraterie dhe kanë paralajmëruar për rrezikun e metodave të perëndimit të egër në kohë pandemie.

Shteti gjerman ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që t’u përmbahen rregullave ndërkombëtare për eksportin e mallrave.