Paris, 5 prill – Që nga shfaqja e epidemisë së COVID-19 në dhjetor në Kinë, numri i rasteve të infektimit nga koronavirusi i ri ka tejkaluar 1,16 milion , përfshirë 63 437 vdekje, në 190 vende dhe territore të botës, sipas një llogaritjeje të fundit nga burimet zyrtare.
Me 15 362 vdekje, Italia është vendi me numrin më të madh të vdekjeve në botë, e ndjekur nga Spanja me 11 744, SHBA me mbi 8 100, Franca me 7 560 dhe Britania e Madhe me 4 313.
Në Britaninë e Madhe 708 vdekje shtesë u regjistruan brenda një dite, një rekord i ri që konfirmon përshpejtimin e epidemisë, përfshirë një fëmijë 5 vjeç, i konsideruar viktima më e vogël në vend.
Spanja regjistroi në 24 orët e fundit vdekjen e 809 personave.
Shteti i Nju Jorkut, epiqendra e koronavirusit të ri në SHBA, njoftoi 630 vdekje të reja brenda një dite, rekordi i tij më i keq në 24 orët e fundit. Në SHBA janë në total 8 098 vdekje për 300 000 raste infektimi.
Zvicra kaloi pragun e 20 000 rasteve të konfirmuara dhe 500 vdekje.
Në shtatë vende të Ballkanit Perëndimor, u llogaritën 110 të vdekur.
Në Iran, numri i infektimeve ditore u zvogëlua për të katërtën radhazi, thanë autoritetet, me një numër zyrtar vdekjesh prej 3 452.
Në Afrikën Perëndimore, Liberia njoftoi vdekjen e parë nga COVID-19/AFP.