Botë

Politikanët e njërit prej shteteve më të varfra në botë ulin rrogat për të përballuar koronavirusin

Descriptive Text

Presidenti i Malawit dhe të gjithë ministrat e këtij shteti kanë pranuar ulje të pagës prej 10 për qind për tre muaj që të rrisin fondin për të parandaluar shpërthimin e koronavirusit.

Presidenti Peter Mutharika bëri njoftimin teksa po prezantonte një pako stimuluese për ekonominë e vendit të prekur nga virusi.

Rasti i parë me koronavirus në këtë shtet u regjistrua të enjten.

Shteti, ndër më të varfrit në botë, ka deklaruar menjëherë emergjencën shtetërore, transmeton Koha.

S’ka akoma izolime në vend, por shkollat janë mbyllur dhe qeveria po lut njerëzit të punojnë nga shtëpitë e të respektojnë rekomandimet e tjera nga institucionet shëndetësore.

Mbledhitë me më shumë se 100 njerëz janë ndaluar.

Mutharika, që u bë president më 2014, fiton rreth 3600 dollarë në muaj, por akoma nuk dihet sa para janë mbledhur nga pagat e ministrave.

Si pako stimuluese, presidenti përfshiu edhe një seri reduktimesh në taksat për bizneset dhe uljen e çmimit të karburanteve e rritje të pagave për punëtorët shëndetësorë, ka raportuar “Reuters”.

Duhani është produkti kryesor që eksporton Malawi.