Botë

Mbyllje, çfarë mbylljeje? Reagimi i pazakonshëm suedez ndaj koronavirusit

Përderisa pothuajse krejt Evropa është mbyllur për ta përballuar më lehtë përhapjen e koronavirusit, është vetëm një shtet që po e vazhdon jetën pothuajse në situatë krejtësisht normale.

Pas dimrit të gjatë u ngritën paksa temperaturat për t’u ulur jashtë në kryeqytetin suedez, por edhe për shumicën e vendit. Dhe njerëzit po i shijojnë rrezet e para të ngrohta të diellit nëpër tarraca kafenesh, duke folur e diskutuar lirshëm me miqtë, shkruan KOHA.

Një akullore në diell

Familjet kanë dalë për të shijuar akulloret pranë shtatores gjigante të kryezotit viking Thor në sheshin “Mariatorget”. Të rinjtë po kënaqen gjatë kohës së drekës, duke shëtitur nëpër shëtitore.

Gjetkë në qytet, klubet e natës kanë qenë të hapura gjatë javës së kaluar, por prej të dielës janë ndaluar tubimet me më shumë se pesëdhjetë persona.

Krahasuar me Danimarkën fqinje, e cila ka kufizuar tubimet me më shumë se dhjetë persona, ose në Britani të Madhe, ku njerëzit nuk lejohet të takohen me të tjerët jashtë shtëpisë, Suedia po vazhdon me një sistem krejt ndryshe prej Evropës, shtetet e së cilës po përballen me shifra të frikshme të rasteve me fatalitet si pasojë e sëmundjes COVID-19, e cila shkaktohet nga një koronavirus i ri.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.