Botë

Vdekja e 16-vjeçares nga koronavirusi trondit Francën

Foto: Reuters

Juile A. është francezja më e re që ka vdekur si pasojë e koronavirusit, e besohet se është edhe më e reja në Evropë, njofton AFP-ja.

Julie vdiq të enjten në Paris dhe ajo është një prej 1.689 perosnave që vdiqën nga Covid-19 më Francë. Nëna e saj Sabine, ka thënë për AFP-në se vajza e saj kishte kollitje të vogël para një jave, ndërsa të shtunën nis të kishte probleme me frymarrjen. Më pas u shtrua në spital, ku iu nënshtrua disa testeve dhe doli pozitive në koronavirus. Gjendja e saj u përkeqësua për pak ditë dhe të enjten vdiq. Julie jetonte në Longjumeau, në afërsi të Parisit. Nëna e saj ka tërhequr vërejtjen se virusi nuk është i rrezikshëm vetëm për të moshuarit. "Nga fillimi na kanë thënë se virusi nuk shkakton rrezik te të rinjtë. Besuam në këtë, sikur edhe gjithë të tjerët", ka thënë nëna e saj. Julie nuk vuante nga asnjë sëmundje më herët.