Botë

Covid-19: 919 të vdekur në Itali gjatë 24 orëve të fundit

Foto: Reuters

Italia, shteti më i prekur në Evropë nga pandemia Covid-19 ka shënuar këtë të premten shifrën rekorde të vdekjeve.

Lajmin e kanë konfirmuar për Reuters zyrtarë shëndetësorë të këtij vendi.

Janë shënuar 5959 raste të reja, duke e çuar totalin e të infektuarve në 86498.