Botë

Shkon në tre numri i të vdekurve nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut

Shkon në tre numri i të vdekurve nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut

Ka arritur në tre numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për Alije Mustafa, 66 vjeçe nga fshati Ballancë i Zhupës. Ajo ishte pacientja e parë e cila së bashku me bashkëshortin e saj ishte prekur me COVID-19 në Itali, ndërsa me virusin ishin identifikuar pas kthimit nga shteti italian.

“E ndjera një kohë të gjatë ishte në aparate të frymëmarrjes artificiale. Përkundër të gjitha përpjekjeve të mjekëve dhe infermiereve me terapi intensive, për fat të keq sot ajo ndërroi jetë. Ishte e moshës 66 vjeçe dhe në dosjen e saj mjekësore qëndron se ka pas marrë terapi kronike kundër tensionit të lartë”, deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, raporton REL.