Spanja ka mbyllur 24-orëshin më të rëndë, qëkur u shfaq koronavirusi në këtë vend.
Raportet nga Spanja tregojnë se në 24-orët e fundit kanë vdekur 738 persona, numri më i madh deri më tash në këtë vend për një ditë, raporton KOHA.
Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e Covid-19 në Spanjë, ka shkuar 3.434. Numri i të infektuarve është rritur në 47.610. 5.552 janë raste të reja.
Numri i përgjithshëm i të prekurve në botë, deri të mërkurën në mesditë, është 435.374, ndërsa i të vdekurve 19.618.