Pas dy ditësh me rënie të numrit të të vdekurve si pasojë e koronavirusit, Italia ka raportuar sot për 743 persona të vdekur në 24 orët e fundit, raporton CNN-i.
Tash numri i përgjithshëm i të vdekurve në Itali është rritur në 6.820, ndërkohë raportohet për 69.176 persona të infektuar në total.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë dy ditët e fundit kishte rënie të numrit të të vdekurve dhe besohej se kriza e pandemisë në Itali ka arritur kulmin, por rezultatet e sotme tregojnë diçka tjetër.
Ndërkohë, vatër e madhe e koronavirusit është bërë edhe Spanja. Ky vend ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur si pasojë e Covid-19 514 persona, duke çuar numrin e përgjithshëm gati në 2.700.
E në gjithë botën deri më tash kanë vdekur mbi 17 mijë persona, ndërkohë të infektuar figurojnë rreth 400 mijë.