Botë

Shkon në 23 numri i mjekëve të vdekur italianë nga koronavirusi

Federata Italiane e Mjekëve ka njoftuar të hënën se numri i mjekëve të vdekur shkaku i koronavirusit ka shkuar në 23, transmeton KOHA.

Autoritetet kanë bërë të ditur se 19 prej anëtarëve të personelit të vdekur nga pandemia ishin nga Lombardia, rajoni më i prekur në vend.