Botë

OKB paralajmëron, bota po përballet me mungesë uji

OKB paralajmëron, bota po përballet me mungesë uji

Rreth 2,2 miliardë njerëz në botë nuk kanë ujë të pijshëm. Shpenzimi i ujit po rritet çdo ditë e më shumë. Në veri të Afrikës uji mungon më së shumti.

Ndryshimi i klimës ka zvogëluar kapacitetet e ujit të pijshëm në botë dhe ka përkeqësuar cilësinë e ujit. Problemet më të mëdha me ujin i kanë njerëzit në Afrikë, por në mbarë botën më shumë se dy miliardë njerëz nuk kanë ujë të mjaftueshëm për të pirë, thuhet në raportin e fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).