Botë

Trumpi sulmon verbalisht gazetarin që e pyeti nëse ka të shtojë diçka

Foto: Reuters
 

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar incident në konferencën për media, të shtunën, pasi sulmoi verbalisht gazetarin e NBC-së, Peter Alexander.

Trump u nervozua me gazetarin, pasi në fund të konferencës ai e pyeti presidentin nëse dëshiron t’u adresohet mijëra të infektuarve me koronavirus dhe miliona amerikanëve të shqetësuar.