Botë

Papa Françesku shëtitet në rrugët e boshatisura të Italisë

Descriptive Text

Papa Françesku ka shëtitur nëpër rrugët e boshatisura të Romës dhe ka dhënë bekimin mbi një shesh bosh pasi italianët mbeten të mbyllur pas shpërndarjes së koronavirusit.

Udhëheqësi Katolik më herët kishte dhënë një bekim nga dritarja e tij e ballkonit, mbi sheshin e zbrazët të Pjetrit, i cili ka qenë i mbyllur për adhuruesit si pjesë e bllokimit të gjerë të vendit.

Françesku u largua më pas nga Vatikani për të vizituar dy kisha në kryeqytetin italian, duke u lutur së pari në Bazilikën e Santa Maria Maggiore para se të shëtiste nëpër Via del Corso.

Italia është ndër shtetet e cila është prekur më së shumti nga koronavirusi. Përveç tjerash shkollat janë mbyllur, qytetet janë mbyllur dhe lojërat sportive janë pezulluar.