Botë

Arrestohet në Mal të Zi për përhapje të rreme të lajmeve për COVID-19

Arrestohet në Mal të Zi për përhapje të rreme të lajmeve për COVID-19

Podgoricë, 12 mars – Policia e Malit të Zi, ku deri tani nuk është raportuar asnjë rast i koronavirusit, arrestoi një person me dyshimin e përhapjes së lajmeve të rreme rreth pranisë së COVID-19 në vend duke shkaktuar kështu një alarm publik.

Sipas medieve serbe, ky person, nëpërmjet profilit të tij në Facebook kishte postuar informacione mbi praninë e 13 personave të kontaminuar në Malin e Zi.