Botë

Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson diagnostifikohen me koronavirus

Descriptive Text

Fituesi i Oscarit, aktori i njohur Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson kanë rezultuar pozitiv në testet e bëra për koronavirus.

Hanks dhe Wilson të dy 63 vjeçar iu nënshtruan analizave në Queensland në Australi pasi kishin disa nga simptomat e virusit. Tashmë do të vetëkarantinohem, shkruan aktroi në Intagram.

“Ndiheshim pak të lodhur, sikur kishim ftohje dhe dhembje trupi. Rita kishte disa të dridhura që i kalon herë pasa here. Edhe pak etje kishim”, ka njoftuar Hanks, transmeton Koha.

Çifti nga Amerika ishin në ‘Bregun e Artë’ në Australi ku Hanks po punon për një film që flet për jetën e Elvis Presleyt.

Dje Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi zyrtarisht koronavirusin si një pandemi.