Botë

BE 25 miliardë euro për të luftuar pasojat ekonomike nga koronavirusi

 

Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka të nevojshme për të luftuar pasojat ekonomike të emergjencës me koronavirusin.

Brukseli ka lëvruar një fond prej 25 miliardë eurosh për të ndihmuar kompanitë që do të preken nga masat e sigurisë, të vendosur nga qeveri të ndryshme evropiane për frenimin e epidemisë.