16 milionë persona në Itali ndodhet në karantinë, teksa vendi po lufton kundër përhapjes së koronavirusit.
Deri më tani raportohet se 366 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i të prekurve është 7375.
Banorët në 15 provinca qendrore dhe veriore të Italisë duhet të marrin leje për të udhëtuar, transmeton Shqip raportimin e mediave italiane. Milano dhe Venediku janë tashmë të përfshira nga ky virus.
Shkollat, palestrat, pishinat dhe qendrat e skive do të mbyllen tërësisht si dhe të gjitha ngjarjet publike do të anulohen, tha kryeministri Giuseppe Conte. Këto masa të jashtëzakonshme do të zgjasin deri më 3 prill.
Javën e kaluar, qeveria ka njoftuar për mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve për 10 ditë. Italia është vendi më i prekur në Europë nga virusi.