Botë

Shpërthen revolta në burgjet italiane për shkak të koronavirusit, 3 të vdekur

Foto: Getty Images
 

Tre të burgosur kanë gjetur vdekjen në burgun e Modenas në Itali, për shkak të revoltave që kanë shpërthyer për shkak të masave që janë marrë nga qeveria italiane për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas Tgcom, dy të burgosur dyshohet se kanë vdekur për shkak të përdorimit të drogës, ndërsa një tjetër në rrethana ende të paqarta.