Pothuajse 300 milionë nxënës e studentë në gjithë botën kanë kaluar javët nëpër shtëpi, ku më shumë e ku më pak, pasi autoritetet kanë vendosur të mbyllin shkollat në përpjekje për të ndalur përhapjen e koronavirusit, njofton Reuters.
Me koronavirus, që së pari u shfaq në Kinë, në fund të vitit të shkuar, janë infektuar rreth 95 mijë persona, ndërsa si pasojë e tij kanë vdekur mbi 3.200.
Deri më tash, 87 vende kanë raportuar se janë prekur me këtë virus.
Italia, të enjten, ka mbyllur të gjitha institucionet shkollore, duke nisur nga çerdhet e deri tek universitetet. Kjo masë do të zgjasë deri më 15 mars.
“Shkalla globale është e pashembullt dhe, nëse zgjatet, mund të kërcënohet e drejta e arsimit", tha Audrey Azoulay, drejtor i përgjithshëm i UNESCO-s me qendër në Paris.