3 perditesime
10:00

Rritet në dy numri i të infektuarve me koronavirus në Bosnjë

Në mëngjesin e sotëm, janë konfirmuar rastet e para me koronavirus në Bosnjë-Hercegovinë.

Fillimisht, institucionet e Bosnjës njoftuan për një rast, por pak më vonë, u njoftua edhe për një rast tjetër, njofton Klix.ba. Bëhet fjalë për babë e bir.

09:57

SHBA në alarm, 11 të vdekur nga koronavirusi

Ka mbërritur në 11 numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA, dhe vendi është në panik. Kalifornia, Florida dhe shteti i Washingtonit shpallën gjendjen e emergjencës. Nga sa shpjegoi guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, kjo masë ndihmon të zbuten pak rregullat standarde t’i jepet një përgjigje sa më e shpejtë epidemisë.

Dhoma e përfaqësuesve ndërkohë, aprovoi shumën prej 8 miliardë dollarësh për t’i bërë ballë avansimit të virusit. Presidenti Trump, që kishte kërkuar 2,5 miliardë, e lavdëroi vendimin në Twitter: “Ky është një lajm i madh për shëndetësinë, ekonominë dhe kombin tonë”, shkroi ai. Nuk ka sakaq kufizime të mëtejshme fluturimesh në SHBA, siç sqaroi dhe zëvendëspresidenti, Mike Pence.

Shtetet e Bashkuara i kanë rritur në nivelin 4, apo gadishmërinë maksimale, udhëtimet nga Lombardia dhe Veneto. Të gjitha pasagjerët e nisur nga Italia me destinacion SHBA-në, duhet t`i nënshtrohen testit të koronavirusit. Raste të reja të konfirmuara me koronavirus u raportuan rreth dy qyteteve më të populluara amerikane – katër afër Nju Jorkut dhe gjashtë në Los Angeles.

09:56

Koronavirusi po “pushton” botën, rreth 3300 viktima dhe mijëra të infektuar

Shifrat e fundit tregojnë se numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në rreth 3300 viktima në të gjithë botën dhe mbi 95 mijë veta janë konfirmuar të infektuar. Mediat e huaja raportojnë se numri më i lartë i vdekjeve është shënuar në Kinë, vendi ku ndodhej dhe vatra e virusit. Ndërsa pas Kinës vdekjet më të shumta raportohen në Itali me rreth 107 viktima deri tani, 92 në Iran dhe 35 në Korenë e Jugut, të cilat janë dhe vendet më të prekura.

Ndërsa rreziku i përhapjes së koronavirusit ka vënë në alarm dhe SHBA-në. Kalifornia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e koronavirusit të ri.

Deri tani mbi 150 veta janë infektuar dhe të paktën 11 veta kanë gjetur vdekjen në të gjithë kontinentin.

Sa i takon Europës, Gjermania ka raportuar se ka shkuar në 318 numri i personave të infektuar, nga të cilët 17 persona janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa shifrat pritet të rriten më tepër.

Përqindja më të lartë e vdekshmërisë në Europë është në Italia, me mbi 3 mijë bartës të virusit dhe mbi 100 të vdekur.

Për të kufizuar përhapjen e CONVID-19 qeveria italiane ditën e djeshme ka urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve deri më 15 mars.

Ndërsa Greqia konfirmoi personin e 10 të infektuar nga koronavirusi.

09:13

Koronavirusi mbërrin në Bosnjë, konfirmohet një rast

Në Bosnjë-Hercegovinë është shënuar rasti i parë me koronavirus.

Një pacient në Republika Serpska ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-2019, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e RS-së, njofton Klix.ba të enjten.

Sipas njoftimit, vetëm në Republika Serpska janë 144 persona në karantinë, pasi janë kthyer nga vendet e prekura me këtë virus dhe dyshohet se mund të jenë infektuar. Ndërkohë në pjesën tjetër të Bosnjës janë 259 persona në karantinë.

Ndërkohë, në Kroaci, ky virus është paraqitur shumë më herët dhe tashmë janë regjistruar 10 persona si të prekur.

Virusi shpërtheu në fund të vitit të shkuar në Kinë, ku edhe është regjistruar numri më i madh i të vdekurve dhe të infektuarve. Si pasojë e koronavirusit, në Kinë deri më tash kanë vdekur 2981 persona, në Itali 107, në Iran 92, kurse në Kore të Jugut 35.