Botë

OBSH-ja, thirrje qytetarëve të mos grumbullojnë maska – “ato janë për punonjës shëndetësorë”

Foto: Reuters
 

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u bëri thirrje të martën njerëzve në të gjithë botën të mos grumbullojnë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse, duke thënë se ato janë të nevojshme vetëm për punonjësit e shëndetit që luftojnë koronavirusin.

“Jemi të shqetësuar se aftësitë e vendeve të ndryshme për t'u përgjigjur po dëmtohen nga çrregullimet e mëdha dhe në rritje në furnizimin global me pajisje mbrojtëse personale të shkaktuara nga rritja e kërkesës, grumbullimi dhe keqpërdorimi”, tha Tedros gjatë konferencës së tij të përditshme për virusin, raporton VOA.