Numri i njerëzve të vdekur si pasojë e koronavirusit ka kaluar tremijëshin, me Kinën që ka raportuar edhe 42 vdekje.
Më shumë se 90 për qind e vdekjeve kanë ndodhur në Hubei, provincën kineze ku virusi shpërtheu në fund të vitit të shkuar.
Por po ashtu ka pasur vdekje edhe në dhjetë shtete të tjera, përfshirë 50 në Iran e më shumë se 30 në Itali, shkruan BBC.
Në gjithë botën janë konfirmuar rreth 90 mijë raste, me numrat që po rriten më shpejt në hapësirat jashtë Kinës.
Shumica e pacientëve kanë vetëm simptoma të lehta, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë të dielën, dhe shkalla e vdekjes duket të jetë mes 2 dhe 5 për qind.
Për krahasim, gripi sezonal ka shkallë të mortalitetit prej 0.1 për qind. SARS-i e MERS-i kishin shkallë më të madhe të vdekjes se koronavirusi i ri.