Botë

Irani anuloi faljen e xhumasë nga frika e përhapjes së koronavirusit

Irani anuloi faljen e xhumasë nga frika e përhapjes së koronavirusit

Irani ka anuluar faljen e xhumasë në Teheran dhe në 22 qytete tjera për herë të parë pas shumë dekadash për të limituar përhapjen e koronavirusit të ri.

Vendi gjithashtu vendosi disa kufizime për qasje në faltoret kryesore myslimane shiite në Qom, që është epiqendra e shpërthimit të virusit Covid-19 në vend, dhe në Mashhad, raporton BBC.