Pesë njerëz të vrarë nga të shtënat në Wisconsin të SHBA-së

Pesë njerëz të vrarë nga të shtënat në Wisconsin të SHBA-së

27 February 2020 10:54

Pesë njerëz u vranë nga të shtënat në Milwaukee të shtetit amerikan, Wisconsin.

Sipas autoriteteve, sulmuesi i dyshuar vdiq nga "plagët e vetëshkaktuara".

Sulmuesi u identifikua si banor i qytetit Milwaukee, 51 vjeç, ndërsa motivet e aktit të tij mbeten të paqarta.

Incidenti ndodhi në kampusin e kompanisë së birrës, Molson Coors.

Kryetari i Milwaukeet, Tom Barrett, tha se "ishte një ditë tragjike për qytetin".

Ai e përshkroi incidentin si një "akt të tmerrshëm".

Shefi i policisë në Milwaukee, Alfonso Morales, tha se të pesë viktimat kanë qenë punëtorë të fabrikës së birrës.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë në Washington, presidenti amerikan, Donald Trump, shprehu "ngushëllimet e tij më të thella për viktimat dhe familjet".

Ai tha se sulmuesi ishte një "vrasës i lig".

Ndërkohë lidhur me arsyen e sulmit dhe identitetin e agresorit ende nuk është bërë ndonjë deklaratë/REL.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme