Një grua në Japoni është konfirmuar sërish të jetë e infektuar me koronavirus, ka bërë të ditur qeveria e prefekturës së Osakës në Japoni, midis shqetësimeve gjithnjë e më të thelluara rreth përhapjes së këtij virusi.
Infektimi i sërishëm i saj vjen në kohën kur numri i rasteve të konfirmuara në Japoni është ngritur në 186 të enjten, nga 170, sa ishin një ditë më parë. Tokio ka nxitur që ngjarjet dhe tubimet e mëdha të anulohen apo të shtyhen për dy javë, si mënyrë për ta frenuar përhapjen e virusit, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJaponezja, banore e Osakës në Japoninë perëndimore, dje i është nënshtruar për së dyti testit të koronavirusit, pas dhimbjeve të fytit dhe problemeve me frymëmarrje, është bërë e ditur nga autoritetet japoneze.
Rezultati i testit të saj kishte dalur pozitiv edhe kah fundi i janarit dhe ajo ishte liruar prej spitalit pas shërimit të saj, më 1 shkurt, sipas deklaratës.