Qeveritë nëpër botë përshpejtojnë përgatitjet për një pandemi koronavirusi Foto: Reuters

Qeveritë nëpër botë përshpejtojnë përgatitjet për një pandemi koronavirusi

27 February 2020 08:19

Qeveritë anembanë globit i kanë shtuar masat për t’u përballur me një epidemi globale të koronavirusit, teksa numri i të infektuarve jashtë Kinës e ka kaluar për herë të parë numrin e atyre brenda këtij shteti.

Australia ka iniciuar masat emergjente dhe Tajvani e ka ngritur shkallën e reagimit emergjent në më të lartën, një ditë pasi që presidenti i SHBA-së, Donald Trumpi e ka vënë nënpresidentin e tij, Mike Pence, në krye të përgatitjeve në SHBA, për përballje me këtë krizë gjithnjë e më të rëndë shëndetësore, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

SHBA-ja dhe Korea e Jugut i kanë shtyrë manovrat e përbashkëta ushtarake, për ta kufizuar përhapjen e virusit.

Kryeministri australian, Scott Morrison ka thënë se shteti i tij po vepronte mbi bazën e asaj që fjala është për një pandemi dhe se spitaleve u është dhënë urdhër të kenë në dispozicion pajisje të mjaftueshme mjekësore dhe staf.

“Ka indikacione se bota së shpejti do të hyjë në një fazë pandemie të koronavirusit”, ka thënë Morrisoni gjatë një konference shtypi.

Koronavirusi ka infektuar më shumë se 80.000 veta dhe ka lënë të paktën 2.800 të vdekur, shumica prej të cilëve në Kinë. Përhapja e shpejtë e saj nëpër vende të ndryshme të botës – në rend të parë në Itali, Iran dhe Kore të Jugut – përmbush kriterët që kjo krizë të quhet pandemi, gjë që ka alarmuar shtetet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme