Botë

Në Venezuelë konfiskohen pesë tonë kokainë, arrestohen disa shtetas malazezë

Në Venezuelë konfiskohen pesë tonë kokainë, arrestohen disa shtetas malazezë
 

Në anijen “Aresa” që po lundronte në ujërat e Venezuelës, të mërkurën, janë konfiskuar pesë tonë kokainë, ndërkohë që janë arrestuar disa shtetas të Malit të Zi, ka bërë të ditur Policia e Malit të Zi përmes Twitterit, përcjell Fonet.

“Në aksionin disa-mujor, të cilin e ka iniciuar Policia e Malit të Zi, në bashkëpunim me kolegët nga Britania e Madhe, Holanda, Serbia dhe partnerët e shërbimeve të vendeve tjera, në ujërat e Venezuelës, në anijen ‘Aresa’, janë konfiskuar pesë tonë kokainë”, ka shkruar Policia malazeze në Twitter.