Botë

Nis gara për pasuesin e Merkelit

Foto: Reuters

Friedrich Merz, kundërshtar i kahmotshëm i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka premtuar se do të vihet në krye të një fillimi të ri për Partinë Kristian-Demokrate (CDU) të martën, i përballur me dy rivalë në garën për ta marrë kryesimin e partisë kryesore konservatore të Gjermanisë.

CDU-ja planifikon që ta zgjedhë kreun e ri në kuvendin e 25 prillit, me shpresë të tejkalimit të një krize, e cila duket se është duke ia humbur kontrollin mbi pushtetin.

Me Merkelin, kancelare e katërfishtë, e rritur në Lindjen komuniste, që kishte kapërcyer barrierat në CDU-në tradicionale, tre burra të moshës pesëdhjetë dhe gjashtëvjetë vjeçare, që të gjithë nga i njëjti land në Gjermaninë Perëndimore, janë të vetmit kandidatë të deritanishëm për ta marrë kryesimin e kësaj partie.

“Sot kemi para vetes mundësinë e vijimësisë në njërën anë, si dhe një fillim të ri në anën tjetër”, ka thënë Friedrich Merz, që prej njohësve konsiderohet favorit, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Merz (64) e kishte humbur garën përballë të preferuarës së Merkelit, Annegret Kramp-Karrenbauer, në votën e 2018-tës për kryesimin e CDU-së.

Para dy javësh, Kramp-Karrenbauer ka thënë se ajo nuk synon ta pasojë Merkelin, pas kritikave drejtuar në adresë të saj.

Rivalë të Merzit për kryesimin e partisë janë Armin Laschet, kryeministër i landit më të populluar në Gjermani, që i është bashkuar garës me mbështetjen e befasishme të ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn, ndonëse ky i fundit pritej të kandidonte vetë.

Kandidat i tretë është Norbert Roettgen, kryetar i komitetit parlamentar për marrëdhënie me jashtë.