Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

21 vjeçari digjet gjatë protestës në Venezuelë

Protestuesit anti-qeveritarë kanë shënuar sot ditën e 50-të të demonstratave në Venezuelë.

Orlando Jose Figuera, 21 vjeçar ka pësuar djegie të rëndë, pothuajse 80% e trupit të tij është përfshirë nga zjarri gjatë protestës, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Burime nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se i njëjti person fillimisht ka pësuar plagë me thikë nga dikush.

Ka shkuar në 48 numri i të vdekurve në këto protesta në Venezuelë.

Thuhet se 2 persona kanë hap zjarrin pranë protestuesve, me ç’rast edhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Protestuesit kërkojnë që presidenti Nicolas Maduro të japë dorëheqje.

Image