Të paktën 21 persona, përfshirë 10 fëmijë, kanw mbetur tw vdekur nga një zjarr në një kamp refugjatësh të dendur në Rripin e Gazës të enjten, ka thënë pwr BBC-nw drejtori i një spitali, Dr. Salah Abu Lila.
Numri i vdekjeve në kampin e refugjatëve “Jabalia” pas zjarrit, i cili tani është nën kontroll, ka të ngjarë të rritet, ka shtuar Abu Laila.
Një zyrtar lokal i sigurisë i tha BBC-së se sipas një hetimi fillestar, kishte një rrjedhje gazi nga një kuzhinë.
Jabalia është një nga tetë kampet në Gaza.
Abu Laila e përshkroi zjarrin si "të madh", me video në mediat sociale që tregonin të gjithë ndërtesën të përfshirë nga flakët. Ndërkaq, një banor i zonës ka thënë se benzina ishte ruajtur në ndërtesë për të "operuar një gjenerator".
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas - me qendër në Bregun Perëndimor, një territor i veçantë palestinez e quajti ngjarjen një tragjedi kombëtare dhe shpalli një ditë zie të premten.
Zjarret vdekjeprurëse, shpesh të shkaktuara nga qirinjtë, janë bërë një dukuri e rregullt në Gaza për shkak të mungesës së madhe të energjisë elektrike. Këto janë të lidhura me bllokadën e vendosur në territor nga Izraeli dhe Egjipti, dhe mosmarrëveshjet e brendshme politike palestineze.
Gaza është shtëpia e 2.3 milion njerëzve, një nga dendësitë më të larta të popullsisë në botë. Sipas OKB-së, pothuajse 600,000 refugjatë në Gaza po jetojnë në tetë kampe të mbushura me njerëz.