Një shtetas malazez i infektuar me koronavirus Foto: Reuters

Një shtetas malazez i infektuar me koronavirus

21 February 2020 23:54

Shtetasi malazez që është anëtar i ekuipazhit të anijes “Diamond Princess”, është i infektuar me koronavirus, kanë treguar testet.

Ai nuk ka mundur të transportohet me fluturimin special italian, me të cilin është evakuuar një shtetas serb, gjithashtu anëtar i ekuipazhit, sepse rezultatet e tij të testit në koronavirus kanë qenë pozitive, është kumtuar nga ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, ka raportuar televizioni publik i Malit të Zi.

Udhëtarët e fundit të “Diamond Princess”, analizat e të cilëve në testin për koronavirus kanë qenë negative, e kanë lëshuar anijen sot, pasi që karantina që ka zgjatur prej 3 shkurtit, ka përfunduar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme