Trumpi pritet ta emërojë Grenellin drejtor të inteligjencës amerikane Foto: Alban Bujari / KD

Trumpi pritet ta emërojë Grenellin drejtor të inteligjencës amerikane

20 February 2020 00:18

Presidenti amerikan, Donald Trump, po pritet ta emërojë Richard Grenellin, ambasadorin amerikan në Gjermani, në postin e drejtorit në detyrë të inteligjencës kombëtare, kanë thënë të mërkurën tre persona të afërt me çështjen.

Grenell, siç raporton “The New York Times”, është njeri besnik i Trumpit i cili do të drejtojë një grup të agjencive të sigurisë kombëtare që shpesh shihen me skepticizëm nga Shtëpia e Bardhë, transmeton Koha.net.

Ai do ta pasojë Joseph Maguiren, i cili ka shërbyer si drejtor në detyrë i inteligjencës amerikane që kur Dan Coates, ish-senator republikan nga Indiana, dha dorëheqje verën e kaluar. Grenell do të jetë me gjasë anëtari i parë i kabinetit që ka dalë hapur se është homoseksual.

Grenell nuk ka pranuar të përgjigjet për këtë çështje, e as zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. Njerëzit e afërt me këtë lëvizje kanë paralajmëruar se presidenti ka një histori të ndryshimit të mendjes për vendimet e tij personale pasi ato janë publikuar nëpër media.

Kohë më parë, Trumpi e emëroi Grenellin të dërguar të posaçëm të SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi.

© KOHA

Komentet

agroni (Ferizaj).21/02/2020 11:31

NUK besoj qe do t'i Zgjase shume ky Post Grenellit se ky vet ka thene se eshte Biznismen e jo Politikan....

Shto koment

Të ngjashme