Botë

Mbi 2 mijë të vdekur nga koronavirusi

Dy mijë e katër njerëz kanë vdekur deri tash nga koronavirusi, kryesisht në Kinë.

Megjithatë edhe Hong Kongu regjistroi së fundmi viktimën e dytë që nga përhapja e virusit të rrezikshëm që tani quhet Covid-19, njofton CNN.

Komisioni kinez i shëndetësisë konfirmoi se numri i viktimave në 24 orët e fundit është mbi 150.

Ndërsa numri total i të prekurve ka arritur në 74 mijë e 185.

Megjithatë ka edhe lajme të mira pasi vetëm në 24 orët e fundit spitalin e Hubeit e kanë lënë plot 1266.