Kryeministri britanik dhe gruaja e tij Marin Wheeler, të martën, kanë arritur marrëveshje për ndarjen e pasurisë. Marrëveshja është arritur në një seancë me dyer të mbyllura në Gjykatën Familjare në Londër, ku të dy janë përfaqësuar nga avokatët e tyre, raportojnë mediat britanike.
Gjykatësja Sarah Gibons ua ka ndaluar mediave të nxjerrin në publik detaje nga marrëveshja.
Çifti ka paralajmëruar shkurorëzimin në vitin 2018, pas 25 vjetësh martesë, transmeton Koha.net.
Mediat britanike po ashtu hamendësojnë se kujt do t’i takojë shtëpia luksoze në Islington në vlerë 3.75 milionë funte.
Çifti jeton i ndarë që prej vitit 2018, por vetëm tash është afër marrëveshjes finale për shkurorëzim. Ata kanë katër fëmijë të rritur dhe kryeministri Johnson, që prej ndarjes me gruan jeton me të dashurën 31-vjeçare, Carrie Symonds.