Kandidati i Macronit për kryebashkiak të Parisit, tërhiqet nga gara pas skandalit seksual

Kandidati i Macronit për kryebashkiak të Parisit, tërhiqet nga gara pas skandalit seksual

14 February 2020 11:32

Kandidati kryesor për t’u zgjedhur kryebashkiak i Parisit, është dorëhequr nga gara pas publikimit të disa videove dhe mesazheve pornografike.

Benjamin Griveaux, kandidat i partisë së Presidentit Macron, u tërhoq pas një shkrimi të bërë publik nga artisti kontravers rus, Piotr Pavlenski.

Ky i fundit bëri publike disa pamje ku tregoheshin videot që Griveaux i kishte dërguar një gruaje.

Pamjet më pas bënë xhiro në mediat sociale, duke sjellë dhe deklaratën për tërheqje nga gara të kandidatit të Macron.

Griveaux bëri me dije dorëheqjen duke thënë se, ndihej i keqardhur nga sulmet ndaj fushatës së tij.

“Ky është një vendim i vështirë për mua, por nuk dëshiroj që të vë në rrezik familjen dhe veten time”, është shprehur ai.

Deri tani, Griveaux as nuk ka mohuar dhe as nuk ka konfirmuar se është personi që ka krijuar videot e shpërndara.

Benjamin Griveaux, që më parë ka punuar si zëdhënës i Pallatit Elize, ka qenë aleat i afërt i Macron që prej fushatës së zgjedhjeve presidenciale në vitin 2017/Euronews.al.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme