Janë ngritur shqetësime lidhur me reagimin e shtetit të Kinës në përballjen me coronavirusin, pasi numri i të vdekurve, ka mbërritur në afër 1400 dhe mbi 5000 raste të reja janë raportuar vetëm të premten, transmeton KTV.
Zyrtari i lartë amerikanë, Larry Kudlow, ka kërkuar transparencë më të madhe nga autoritetet kineze për mënyrat se si është duke e trajtuar krizën, pasi u raportua se janë ndërmarrë masa të ashpra për të ndalur shpërndarjen.